Era, senzacion i shtypit edhe në Turqi!

By

‘Bon Bon’ ishte projekt që i solli shumë vëmendje Era Istrefit, sidomos ditëve të fundit. Pasi ishte protagoniste në shtypin ballkanik, sot u përmend në mediet turke.

Gazetat në Turqi e krahasuan Erën si një mix mes Rihannës e Sias e po ashtu shpalosën edhe detaje nga karriera të yllit shqiptar.

Për derisa kënga e saj e fundit po shijon shumë sukses këngëtarja Era Istrefi i ka dhënë vetes pak pushim.

Era Istrefi dje ka shkuar në Londër për ta vizituar motrën e saj, Nitën e cila ka kohë që është duke jetuar atje.

Një muaj më parë të njëjtën gjë bëri edhe motra e madhe, Nora Istrefi e që tani i është përkushtuar këngës së re që do të publikohet shumë shpejt.

 

Artikuj të ngjashëm