Këngëtarja Rihanna i ka shkruajtur kancelarës gjermane Angela Merkel, në Twitter.
Përveç këngëve tani ajo ka një rol krejt tjetër. Ajo është ambasadore kryesore e organizatës që merret me sferën e shkollimit për vendet në zhvillim, “Partneriteti Global për Arsimin”.
Ylli botëror i muzikës e ka lavdëruar qeverinë e drejtuar nga Merkel, për angazhimin në fushën e arsimit. Por sipas këngëtarës Angela Merkel dhe ministri i Zhvillimit Gerd Muller mund të bëjnë edhe më shumë, jo vetëm për vendin e tyre, po edhe për shumë vende tjera të botës, shkruan yahoo.de, përcjellë Klan Kosova.
Rihanna i’u është drejtuar atyre për ta ndihmuar këtë organizatë .
Në postimin e saj shkruan:
“Nëse arrijnë të mbyllin mungesën e arsimit në vendet në zhvillim, të gjithë do të fitojnë”.Ka ende punë për të siguruar 870 milionë fëmijë në 87 vende me arsim.
Me 87.5 milionë ndjekës të Twitter-it, këngëtarja me shpresë ka gjetur një zë të fuqishëm.
Më poshtë gjeni linkun.
Hellooo @BMZ_Bund Minister Müller @RegSprecher Chancellor Merkel. I’m thrilled to see 🇩🇪 is prioritizing education. Will you increase your @GPforEducation pledge to 50M€ per year @GCMandela100? Please help us keep it up, danke! @claralionelfdn https://t.co/pQsqivFgMU
— Rihanna (@rihanna) September 18, 2018