Pse Mozzik zgjodhi vajzën duke qarë për ta bërë tatuazh? (VIDEO)

By

Në emisionin NIN me Alaudin Hamitin në Klan Kosova, Mozzik foli për shumë gjëra.

Gjatë bisedës, sigurisht se nuk mungoi Hana – vajza e tij të cilën e ka me Loredanën, tashmë ish gruan.

Reperi tregoi publikisht se sa shumë e do dhe sa e ka ndryshuar ajo si person por zbuloi edhe pse ai zgjodhi pikërisht fotografinë e Hanës duke qarë për ta bërë tatuazh.

Nëse nuk e keni parë ende, Mozziku ka bërë në dorën e majtë, fytyrën e Hanës – një fotografi të cilën prindërit e saj e kanë publikuar muaj më parë e në të cilën ajo shihet me lot në njërin sy.

Se pse e zgjodhi këtë imazh dhe çfarë tjetër tha për të, e kuptoni në videon e mëposhtme./Prive.al

Artikuj të ngjashëm