50 Cent i kërkoi falje Madonnës në Twitter, pasi ai u tall me fotot që ajo postoi me të brendshme në Instagram.
Reperi i “Candy Shop”, 46 vjeç, emri i vërtetë i të cilit është Curtis Jackson, shkroi në Twitter të enjten për t’i kërkuar falje Madonna-s, pasi ai u tall me koleksionin e fotove me të brendshmeve që ajo postoi në Instagram gjatë festës së Falenderimeve.
“Duhet t’i kem lënduar ndjenjat e Madonnës, ajo shkoi dhe nxori një foto të vjetër të MTV-së nga viti 03,” filloi ai.
“Ok, më falni nuk kam pasur ndërmend të lëndoj ndjenjat tuaja. Unë nuk përfitoj nga kjo gjithsesi, thashë atë që mendova kur pashë foton për shkak të vendit ku e kisha parë më parë, shpresoj të pranoni faljen time,” shtoi ai.
Kërkim falja e tij vjen pasi Madonna, reagoi publikisht ndaj artistit fitues të çmimit Grammy në Instagram Story, që e talli për sesionin e saj provokues fotografik.
“Këtu është 50 Cent që pretendon të jetë miku im,” shkroi ajo mbi një foto gati dy dekadash të çiftit. “Tani keni vendosur të flisni pak për mua. Mendoj se karriera juaj e re po merr vëmendje duke u përpjekur të poshtëroni të tjerët në mediat sociale. Zgjedhja më pak e ngritur që mund të bëni si artist dhe i rritur”.
“Ti je vetëm xheloz, nuk do të dukesh aq mirë sa unë apo nuk do të argëtohesh aq shumë kur të jesh në moshën time”, shtoi këngëtarja e “Material Girl”.