Aktorja e moderatorja shqiptare Jonida Vokshi, këtë shtator kurorëzon dashurinë e saj me producentin kosovar Besnik Krapin.
Dyshja që muaj më parë bënë publike lidhjen e tyre, përfundimisht kanë vendosur të ngjiten në altar dhe ta finalizojnë historinë e tyre të dashurisë.
Mirëpo, meqë Jonida është nga Shqipëria e po vjen nuse në Kosovë, a do jetë dasma e tyre me tradita kosovare?
“Nuk e kam pasur në ëndrrat e mia martesën me tradita. Rrodhi natyrshëm lidhja jonë dhe natyrshëm dua të shkojë. Thjesht dhe bukur”, deklaron Vokshi.
“Nuk e di se si e keni ju kur bëni dasmat. Ne po bëjmë një dasmë të përbashkët dhe zakonet duhet të jenë të përbashkëta. Unë martohem në Kosovë por duhet edhe ju t’i dini zakonet tona. Mirëpo ne do ta bëjmë jashtë zakoneve”, ka theksuar me plot të drejtë aktorja, duke e bërë me dije se nga ta do presim një dasmë moderne dhe pa adete e zakone tradicionale. /Prive.al