Këngëtarja Elvana Gjata ka prezantuar këngën e saj më të re ‘Love me’ e cila vjen në duet me Brunon pjesë e labelit ‘Threedots’.
Ajo që e veçon këtë produkt muzikor është klipi i saj, i cili ndryshe nga tjerat ku kanë qenë të investuar shumë këtë herë Elvana të gjithin e ka xhiruar me telefon.
Arsyeja e kësaj sipas këngëtares është që sot gjithçka shpërndajmë përmes celularit.
Lokacioni i xhirimit është Prizreni, përkatësisht Ura e Gurit dhe përreth saj.
Pas ‘Kuq e zi’, Elvana godet sërish në shenjë për stinën e nxehtë.
Klip të thjeshtë por të suksesshëm ka prezantuar edhe lideri i Threedots, Flori me ‘Nallane’./Prive.al