Vetëm një lloj dizajni, një lloj manikyri paraqiste elegancën dhe klasiken e vërtetë – Manikyri francez!
Mirëpo, me ardhjen 2010-ës, pamja me shpejtësi u shua dhe nuk u pa gjëkundi.
Manikyri francez, krijuar nga themeluesi Orly Jeff Pink në vitet ’70, fillimisht u bë nga gra gra të një klase më të lartë. Por sapo pamja morri famë dhe shihej gjithkund, hijeshia e saj kishte humbur te paksa.
Artistja kanadeze e thonjve Gina Edvard mendon se nuk ishte vetë pamja, por mënyra e zakonshme me të cilën dizajni punohej, ishte ajo që çoi përfundimisht në vdekjen e manikyrit francez.
“Gjithmonë më ka pëlqyer maja e bardhë franceze, dhe për mendimin tim nuk ka dalë kurrë jashtë stilit,” thotë ajo. “[Por] dizajni është konsideruar i vjetruar për mbi 10 vjet tani dhe kjo për shkak të mungesës së krijimtarisë. Pas një kohe dizajni u bë shumë i rëndomtë.” – thotë Edvard.
Sidoqoftë, për 2019-ën, dhe gjenerata e re e të famshëmve tani po e bën përsëri këtë dizajn, përkundër reputacionit negativ që ka fituar gjatë viteve.
Vetëm në verën e këtij viti, Ashley Graham, Kylie Jenner, Bella Hadid, dhe më shumë janë parë po me këtë dizajn të manikyrit francez.
Dhe kjo gjë pritej – pothuajse të gjitha tendencat e bukurisë dhe stilit janë ciklike. “Ishte vetëm çështje kohe më parë, si pantallona të shkurtra biçikletë, çantat e vogla dhe xhinset e gjera, do të bënte një rikthim,” thotë ajo.
Edhe pse klasikja është thonj rozë dhe maje e bardhë, artistet e thonjve po eksperimentojnë me idenë origjinale të manikyrit francez – që do të thotë manikyri francez është këtu për të qëndruar përgjithmonë!