Pse Dafina po vjen me të dashurin në Kosovë?!

By

Me verën që tashmë ka mbërritur si sezoni më profitabil për këngëtarët shqiptarë, në trevat shqiptare nuk kishte se si të mungonte as Dafina Zeqiri.

Këngëtarja e njohur ka ndërprerë pak punët për ëndrrën amerikane për t’u fokusar tek fitimet nga agjenda shumë e ngjeshur që e pret prej nesër.

E për të mos qenë vetëm në asnjë hap gjatë punës, këngëtarja me vete ka marrë edhe të dashurin Hose, i cili sot ka ditëlindjen e që rastis ta pret aeroporteve në rrugë për Kosovë.

Kjo nuk është hera e parë që i dashuri i këngëtares vjen në Prishtinë. Prive.al muaj më parë kishte sjellur foto të domenikanit në qendrat e fitnesit të kryeqytetit i vetëm, duke dëshmuar kështu një familjarizim me Kosovën.

Ndryshe, një ndarje e mundshme u përfol në media pak javë më parë e cila nga burime të afërta me çiftin u demantua në Prive.al. Dafina dhe Hose, të lumtur si asnjëherë tjetër.

Artikuj të ngjashëm