Opinionistja Balina Bodinaku mungoi në dy spektakle të “Big Brother VIP” javën që shkoi, të martën dhe të premten.
Arsyet nuk u bënë të ditura qartë por mesa duket ato ndërlidhen me COVID-19.
Këtë e ka lënë të kuptohet Balina përmes një postimi në Instagram.
“Gjate Covidit, per te gjithe ju qe me pyesni, nuk mora asgje. Ose te pakten asgje qe nuk marr cdo dite tjeter te vitit, si pjese te kujdesit te perditshem per veten (një nga hobet e mia)” – është shprehur Balina.
Një prej komentuesve, siç ndodh rëndom, ka pasur hije mosbesimi duke e ndërlidhur mungesën e saj me një ndërhyrje në hundë, koment të cilin opinionistja e ka marrë me sportivitet duke i replikuar me doza ironie. /Prive.al