Këngëtari Art Abazi njihet për baladat e tij të veçanta dhe jashtë ritmeve komerciale. Por kjo nuk e ka penalizuar në ftesat e shumta që ka marrë për të interpretuar në mbrëmje muzikore live.
Por pavarësisht që tashmë nuk është i ri në treg, Abazi nuk ka mbajtur ndonjë event e kjo siç është shprehur edhe vetë artisti ka ndodhur për shkak se ka qenë “dembel” në këtë aspekt.
“Gjithmonē m’kan’ kritiku pse nuk boj muzikē live n’mbramjet e mira t’Prishtinēs , Tiranēs …etj… Thjeshtē, kom qenē dembel …nuk e di?! Ftesat nuk kanē mungu asniherë. Sidoqoftē , kom pushu mjaftushēm pēr me fillu shumē shpejtē me qenē aktiv nē vendet e mira qē i kemi n’Pr, n’Tr ( fillimisht ) , me muzikē t’kandshme , me njerēz t’mirē … Bash po kom qef” – është shprehur në facebook Arti.
Përtej kësaj, këngëtari është duke punuar në projektin e tij më të ri që pritet të publikohet shumë shpejt.