Skenës muzikore shqiptare i është shtuar një super-prurje e re.
Siç paralajmëruam dje, Edna Cani ka publikuar projektin e saj të parë të titulluar “Diamante”.
Kënga është punuar nga Irkenc Hyka, ka videoklip të punuar me shumë finesë nga Imagine teksa imazhin, këngëtarja i ka besuar Arbër Bytyqit.
Projekti debutues i këngëtares 19 vjeçare duket si një provë e fortë që është vetëm pikënisje e një rrugëtimi të gjatë në muzikë.
Gjithë sy e veshë drejt Ednës, teksa shijojmë këtë këngë të parë, presim befasitë e vazhdimit. /Prive.al