Artistët vazhdimisht po i bashkohen partive politike.
Pas Eliza Hoxhës në PDK, Kaci Lleshit në AAK e Arta Nitaj në PDK, Lëvizjes Vetëvendosje i është bashkuar sot një emër i njohur në estradën shqiptare.
Bëhet fjalë për Don Arbas – vëllanë e Arta Bajramit.
Lajmi u bë i ditur nga Kandidati për Kryeministër nga kjo parti, Albin Kurti i cili postoi një fotografi me producentin.
“Artan Bajrami, i njohur si Don Arbas, u bashkua në VETËVENDOSJE!. Artani tash e shumë kohë është pjesë e skenës muzikore, ndërkaq viteve të fundit angazhimin e tij e ka fokusuar si producent e kompozitor.
Mirëserdhe Arbas, në ritmin e Lëvizjes”, ka shkruar Kurti./Prive.al