Jemi definitivisht një vend i izoluar dhe kjo tashmë ka prekur edhe artistët shqiptarë.
Të paktën ata do duhej të gëzonin lëvizje të lirë për shkak të punës që bëjnë, mirëpo zyrat e ambasadave të huaja, janë treguar të pamëshirshëm edhe në këto raste.
Prive ka marrë vesh se këngëtarja Loreta Kaçka, nuk do të mund të shkojë në Kanada ku kishte koncerte të rezervuara, për shkak se nuk ka marrë një vizë.
Kështu ajo ka humbur të gjitha datat e rezervuara, nga pamundësia të udhëtojë për në kontinentin tjetër. /Prive.al