Në muajt e verës, ajo kurorëzoi dashurinë e saj me martesë.
Martesa nënkuptoi një fillim të ri në tërësinë e saj për këngëtaren Edita Sopjani.
Ajo u zhvendos në Gjermani pranë bashkëshortit duke lënë prapa edhe karrierën në ekran, pas gjashtë vitesh si prezantuese në televizionin publik.
Para nisjes, Editën nuk e ‘lëshuam’ pa një intervistë.
E teksa po ambientohet me jetën e re larg vendlindjes, nga Edita ka të reja.
Burime të sigurta pranë saj kanë konfirmuar për Prive.al se Edita është në pritjen e ëmbël.
“Edita është në fillimet e shtatzënisë dhe ky lajm i ka gëzuar shumë të dy. Megjithatë, momentalisht kanë zgjedhur që ta mbajnë lajmin në privatësi” – ka thënë burimi për Prive.al.
Shumë urime e i shkoftë shtatzënia mbarë e lehtë! /Prive.al