Pas kaq vitesh pa e dëgjuar, pa ia ndjerë tingujt e bukur të zërit, dhe ajo në këtë moshë vjen me një këngë të re.
Këngëtarja e famshme Nexhmie Pagarusha, në moshën 85 vjeçare ka sjellë një këngë me Violetë Kukajn, e cila quhet “Mbushni Gotat”.
Kënga që po merr gjithë dashurinë e publikut, u trajtua me shumë dashuri edhe nga këngëtarja Pagarusha.
“Kur e kam dëgjuar tonin e violinës, këto vjet i kam bërë dhe kam kënduar me lloj lloj orkestre, por diçka ashtu s’kam dëgjuar. Aq mirë na ka shkuar, ishte si çeshmen kur e lëshon. Vaj krejt. Kam qenë shumë e kënaqur sepse edhe unë di ta vlerësoj kur është mirë e kur është keq”, thotë ajo për Prive.
NDIQENI TË PLOTË INTERVISTËN: