Prive rikthehet! Të shtunën edicioni i ri i emisionit numër një për shoubiz (VIDEO)

By

Pas një muaji “off” për stafin e emisionit Prive në Klan Kosova, gjithçka që u ka munguar do të rikthhet në ekranet tuaja.

Që nga 15-të shtatori, ju do të mund të kuptoni shumë nga bota e yjeve përmes Liberta Spahiut, që u pret në Klan Kosova çdo të shtune në ora 19:00-të.

Sezoni i ri i Prive, vjen edhe me gjëra të reja nga gazetarët Vlorijan Halili e Artan Telaku, pasi që janë shtuar rubrika të reja në kuadër të minutazhës së përjavshme.

Edicioni i ri i Prive nis këtë javë, në terminin e zakonshëm e për ju, janë rezervuar plot materiale ekskluzive. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm