Prisni pak! Morena takoi këtë super-yll botëror?

By

Bukuroshja Morena Taraku duket të ketë pasur një takim goxha të veçantë ditën e sotme.

Ajo ka pozuar krah një prej artistëve më të suksesshëm në nivel global, Jose Balvin i njohur për hitin ‘Mi Gente’.

J Balvin i cili kishte shkuar në Stamboll për një koncert gjigant është takuar me Morenën në një prej restoranteve të metropolit turk me ç’rast kanë shkrepur disa foto dhe video të përbashkëta bashkë edhe me personat e tjerë të ekipit të Morenës ku hyn edhe Liberiani, vëllai i Getoar Selimit.

Nuk dihet nëse takimi ka qenë i rastësishëm apo i planifikuar për punë të përbashkëta mes dyshes mirëpo ajo që dihet sigurtë është që Balvin ka mbetur me përshtypje të mira nga Taraku të cilën ka filluar ta ndjekë nga profili i tij me mbi 30 milionë ndjekës. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm