Princi Harry shkruan librin për jetën e tij!

By

Princi Harry aktualisht është një nga figurat më të përfolura në botë.

Ai po boton një libër vitin e ardhshëm që ai e quan plotësisht të vërtetë.

Duka i Sussex do të botojë librin përmes shtëpisë botuese “Penguin Random House” globalisht në fund të vitit 2022, njoftoi botuesi të hënën. Ai shtoi se Princi Harry për herë të parë do të ndajë tregimin përfundimtar të përvojave, aventurave, humbjeve dhe mësimeve të jetës që e kanë ndihmuar në formësimin e tij.

“Unë po e shkruaj këtë jo si princi që kam lindur, por si njeriu që jam bërë,” shkroi Princi Harry në një deklaratë të hënën. “Jam thellësisht mirënjohës, për mundësinë për të treguar atë që kam mësuar gjatë jetës time deri më tani, dhe i ngazëllyer që njerëzit të lexojnë një tregim të dorës së parë të jetës time që është i saktë dhe plotësisht i vërtetë.”

Harry do të dhurojë të ardhurat nga libri për bamirësi, tha “Penguin Random House”.

Ai dhe gruaja e tij, Meghan, Dukesha e Sussex, bënë bujë në të gjithë botën me vendimin e tyre në fillim të vitit 2020 për t’u ndarë nga familja mbretërore, dhe për t’u zhvendosur në Amerikë. Historia e tyre goditi mediat në pranverë, pas një interviste me Oprah Winfrey në mars.

Meghan, e cila ishte shtatzënë me fëmijën e dytë të çiftit në atë kohë, zbuloi jetën e saj si një mbretëreshë britanike, ajo ishte aq e vetmuar saqë në një moment ajo nuk donte të ishte më gjallë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm