Javët e para të mëmësisë për Dukeshën, duket se kanë qenë kohë sfiduese për gjithë familjen mbretërore, sepse ajo është shumë protektive sa i përket vogëlushit Archie.
Burime të afërta të familjes tregojnë se ajo po refuzon çfarëdo lloj ndihme dhe nuk e lë askënd vetëm me foshnjën e saj. As dadot që janë punësuar të kujdesen për foshnjën nuk kanë qenë të lejuara t’i ndihmojnë Dukeshës.
Burimet e afërta të familjes thanë “Ajo nuk lejon askënd afër Archie.” Pastaj shtuan se “Meghan e lë Dorian [dadon] ta mbajë vetëm disa minuta, pastaj ia merr nga duart.”
Doria është kthyer në Los Angeles, menjëherë pas dy javësh që Archie u lind,
Por gati pas një muaji që ata nuk kishin ndihmë nga askush për përkujdesjen e bebes, më në fund punësuan një dado. Çifti janë shumë privat sa i përket detajeve, mirëpo dadoja dihet se është britaneze, nuk do jetojë me ta dhe se gjatë vikendeve nuk do të punojë. /Prive.al