Familja e Sussex mund të shtojë së shpejti një anëtar të katërt
Duka dhe Dukesha e Sussex u takuan me familje ushtarake në një qendër komunitare në Windsor, qyteti ku ata jetojnë me djalin e tyre, Archie Harrison.
Edhe pse cifti mirëpriti Archie vetëm gjashtë muaj më parë, duket se ata tashmë po mendojnë për një fëmijë të dytë
Gjatë eventit, Princi Harry dhe Meghan Markle folën me bashkëshortët, fëmijët dhe të afërmit e ushtarakëve, përfshirë Susie Stringfellow, e cila i tha tabloidëve britanik se Harry kishte potencuar se po mendon të ketë prapë fëmijë
“Harry ishte me të vërtetë mjaft i interesuar në mënyrën se si ishin gjërat edhe me fëmijën e dytë, sepse ne të dy kemi fëmijë më të rritur,” tha Stringfellow, duke iu referuar një të pranishmeje në këtë ngjarje që ka fëmijë të shumtë. “Ne po përpiqeshim ta inkurajonim atë që të ketë një fëmijë të dytë”.
Mbetet të shihet se kur do të rritet familja mbretërore edhe me një antar tjetër.
Burimi: Harpesbazaar.com