Prej muajsh shkruanin dhe komentonin shtatzëninë e saj, ndërsa këtë të mërkure ajo ka dhënë lajmin e madh.
Në jetë i erdhi vajza të cilën e quajti Adia.
Moderatorja e njohur Floriana Garo, ka publikuar në profilin e saj imazhin e parë të së bijës, ku kumton edhe lajmin e bukur se u bë nënë.
“Adia jone e shtrenjte erdhi ne jete me 12.03.2018! E bekoftë Zoti përgjithmonë dhe u rritte e forte, e shëndetshme dhe plot dhembshuri! Faleminderit te gjithëve për urimet e përzemërta!”, ka shkruar Garo në Instagram. /Prive.al