Këngëtarja me 25 janar lansoi këngën e saj të re, që do jetë edhe kolona zanore e filmit “Alita Battle Angel”.
Dhe pesë ditë pasi lansoi këngën “Swan Song”, ajo u shfaq në tapetin e kuq të mbrëmjes kur filmi do shfaqej si premierë në Londër të Britanisë së madhe.
E shoqëruar nga i saj Isaac Carew, Dua u shfaq pothuajse në të brendshme në tapetin e kuq dhe po dukej e mahnitshme.
Ajo zgjodhi që në këtë mbrëmje të rëndësishme, të vishej nën markën Armani derisa pamja e saj mori shumë vëmendje edhe nga mediat e huaja që e cilësuan veshjen e saj të guximshme. /Prive.al