Pozitive në COVID-19, këngëtarja shqiptare del nga shtëpia para 14 ditëve

By

Me datë 19 nëntor, këngëtarja njëherësh prezantuesja Eneda Tarifa bëri publik lajmin se është infektuar me COVID-19.

Përmes një videoje që nuk gjendet më në profilin e saj ajo deklaronte se një ditë para (pra me datë 18) kishte humbur shijen, detaj që e ka shtyrë ta bëjë tamponin.

View this post on Instagram

A post shared by Eneda Tarifa (@enedatarifa)

Pa simptoma ndaj COVID-19, ajo u karantina në banesë me gjithë vajzën.

Por, Tarifa nuk ka pritur dy-javorëshin. 10 ditë pas simptomës së parë e me gjasë të vetme –  humbjes së shijes, ajo është shfaqur në një hotel me vajzën ku po kalon fundjavën.

Tarifa është treguar e kujdesshme duke pasur maskën e fiksuar në fytyrë por nuk ka zbuluar nëse dalja më herët se 14 ditëshi i përcaktuar sipas protokoleve mjekësore bëhet falë ndonjë ritestimi që mund ta ketë nxjerrë negative. /Prive.al

View this post on Instagram

A post shared by Eneda Tarifa (@enedatarifa)

Artikuj të ngjashëm