Për që është një feministe e përbetuar është!
Po të dëgjojmë këngët e saja, janë të gjitha thuajse kushtuar vuajtjeve të grave në marrëdhënie dashurie abuzive, raport toksik ku gruaja paraqitet ajo që vuan nga pabesia e partnerit e të tjera çështje!
Rozana Radi gjithmonë ka qenë zëri i grave shqiptare, dhe ajo është munduar që të flas përmes artit të saj për të drejtën shoqërore që gëzon një grua si qenie e barabartë me burrat.
E së fundmi, profili i saj në Instagram u mbush me disa deklarata që iu referohen burrave të cilët sipas Rozanës, janë shumë më të dobët se gratë!
“Burrat nuk mund të lindin fëmijë sepse Zoti e pa se si ata përjetojnë një grip të thjeshtë dhe mendoi se po provuan ata dhimbjet e lindjes, do zhdukeshin si specie”, thotë në njërin nga postimet Rozana.
Ndërsa në një tjetër postim ajo shkruante: “Një burrë që tradhton është idiot, ndërsa një grua që tradhton e ka burrin idiot”, mirëpo ky postim është hequr nga Instagrami i saj. /Prive.al