Ka zgjedhur një vend magjik për të jetuar me familjen e saj të vogël, mirëpo jo gjithçka do të shkojë vaj për këngëtaren Vesa Luma.
Meqë në Zelandë të Re gjithnjë është verë dhe ajo festat e fundvitit do i kalojë në plazh e jo në ndonjë kasolle druri të rrethuar me borë, është treguar paksa edhe e pakujdesshme.
Nga ekspozimi i tepërt në diellin e ngrohtë të këtij kontinenti, Vesa ka marrë djegie lëkure dhe kjo nuk është aspak e shëndetshme.
E përderisa të kujdeset që kjo djegie t’i kalojë, Vesa, urojmë të kesh më shumë kujdes herën tjetër. /Prive.