Policia ka vënë në pranga shtetasin Bujar Çiçi, këngëtar i njohur i muzikës popullore të Shqipërisë së Mesme.
Sipas Report TV, ai u ndalua nga policia pasi po drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Ditën e nesërme Çiçi do të dalë përpara gjykatës për të mësuar masën e sigurisë.
Çiçi është autor i disa këngëve si ‘Sot Gezoni’, ‘Sylqabegu’, “Kush ma i pari boni”, “Jom n’Tiron 500 vjet’ apo Nji Tirone nuk bohen dy”.