Plas sherri i ri në showbizin shqiptar (FOTO)

By

Një sherr i ri ka nisur në shoëbizin shqiptar.

Bëhet fjalë për Samantën dhe Young Zerkën, pasi ky i fundit qëlloi fotografinë e këngëtares si emër që nuk e meriton famën që ka.

Pak orë pasi Samanta e ka parë çfarë ka bërë Zerka, ajo ka reaguar përmes Instagramit duke postuar momentin dhe duke shkruar: “Eh pra, pas një burri (pa rr) të suksesshëm, fshihet një grua si e jotja”.

Nëse nuk e dini, Samanta dhe ‘ish e dashura’ e Young Zerkës, Ronela Hajati, kanë qenë mike të ngushta për disa vite por ato nuk flasin më me njëra-tjetrën dhe shkaku nuk u bë kurrë i ditur.

Më poshtë mund të shihni dy postimet e plota të Samantës.

Artikuj të ngjashëm