Plas mes Erionit dhe Mikelës pas intervistës në Prive

By

Intervista e Erionit në Prive ku për të parën herë zbuloi detajet e ndarjes nga Mikela ka shkaktuar shumë debat.

Ish-protagonistja e “Përputhen” është pyetur nga fansat nëse e pa këtë intervistë.

“E pashë” – është përgjigjur ajo shkurt.

No description available.

E mesa duket pas konfirmimit të ndarjes së rrugëve, Erioni është ballafaquar me komente nga ana e fansave të cilët nuk e kanë pëlqyer këtë veprim.

Atij i është dashur të reagojë përmes një postimi që duket si kundërpërgjigje ndaj Mikelës të cilën tërthorazi e quan “gold digger”, emërtim ky për partnerët/et që janë në kërkim vetëm të parave dhe përfitimeve tjera financiare në një lidhje.

Në Instagram, ai është shprehur:

“Njerëzit po zemërohem sepse unë zgjedh një romancë mbi tjetrën. Unë do e ndjekë princeshën time deri në fund sepse ia vlen. Të paktën nuk po ndjek gold digger”.

No description available.

Nga Mikela s’ka ende reagim të dytë pas kësaj deklarate. /Prive.al

INTERVISTA:

Artikuj të ngjashëm