Dasma e Arminës dhe Shkëlzenit siç edhe pritej, u komentua me të madhe në çdo detaj.
E një prej pjesëve për të cilën portalet raportua ishte servimi i ushqimit në pjata dhe lugë një përdorimëshe.
Kjo ishte pak e habitshme për plot, që prisnin luks edhe në këtë pjesë.
Mbi këtë segment, Armina ka folur pas dasmës në Goca dhe Gra.
“Unë personalisht e kam vendosur bashkë me Shkëlzenin kështu sepse gjithë ideja jonë ishte të kishim diçka tradicionale shqiptare dhe donim ta mbanim kështu. Zgjodhëm verë shqiptare, shumë këngë shqiptare, zgjodhëm të kërcenim vallen e Tropojës, ngritëm flamurin në dasmë,” tha ajo. Sigurisht që këto patriotizmat njerëzve mund të mos u pëlqejnë, por ne zgjodhëm ta përcjellim këtë gjë për faktin që jemi persona publikë dhe për faktin që unë në rrjetet sociale kam ndjekës të huaj dhe dua që ta shikojnë tamam si është tradita shqiptare. Enët njëpërdorimshme ishin zgjedhja më e mirë dhe më e thjeshtë sepse donim diçka rustic [stil i natyrshëm, fshat, organik, disi i vjetër], diçka natyrale dhe zbukurimet ishin [natyrale]. Vetë vendi ishte krejtësisht natyrë dhe nuk kishe nevojë t’i shtoje aq shumë gjëra dhe as t’i rregulloje.”, u shpreh ajo.