Jonida Maliqi do të konkurrojë me këngën e saj në Eurovizion në datën 16 maj në Izrael. Kënga “Ktheju Tokës” do të jetë në shqip dhe vokali i Jonidës është premtues për një renditje dinjitoze të Shqipërisë në sfidën europiane muzikore.
Një rol kryesor ka dhe juria e këtij festivali dhe Shqipëria do të ketë 5 përfaqësues. Këngëtarja Anxhela Peristeri ka treguar se cila do të jetë juria shqiptare që do votojë këngët e Eurovizionit duke dhënë 50% të pikëve.
Ata do jenë:
Anxhela Peristeri, këngëtare
Eranda Libohova, këngëtare
Dilan Reka, këngëtar
Gent Rushi, pedagog, muzikant
Julka Gramo, këngëtare, prezantuese televizive