Ka kohë të gjatë prej momentit kur këngëtarja Elvana Gjata e ka transformuar rrjetin e saj social – Instagram në një hapësirë që i ngjan një blogereje.
Fotot profesionale të kuruara deri në detaje nuk lënë hapësirë për shkrepje të rëndomta duke bërë që me secilën prej tyre, Elvana të mahnitë ndjekësit e saj të shumtë.
Por, edhe këngëtarja është si të gjithë të tjerët.
Përtej grimit, filtrave e veshjeve ekstravagante, Gjata është shfaqur pa komplekse në serinë e fundit të postimeve nga provat për koncertin e Prishtinës.
Bashkë me trupën e baletiti, me koreografinë si detaj shtesë e të cilit po i kushtohet më shumë vëmendje, Elvana na dëshmon se është pothuajse gati për 14 Korrik, datë kur do performojë falas në ambientin e Bibliotekës Kombëtare.
Jemi gjithë sy e veshë! /Prive.al