Njëri ndër seiralet më të dashura për shqiptarët dhe i vlerësuar shumë për humorin që ka, “O sa mirë” ka mbledhë rreth vetes emra shumë të njohur.
Aktorët e këtij seriali arritën që të marrin zemrat e publikut me personazhet e tyre, dhe edhepse dikur mungoi për një kohë, po rikthehet.
Aktorja Olta Daku, ka paralajmëruar kthimin e saj në serial në rolin e profesoreshës së vështirë të fizikës, pasi këtë rol e kishte që nga fillimi i këtij seriali.
Ështe aktorja, kolegia e saj e serialit Adriana Matoshi, ajo që i është gëzuar shumë kthimit të Olta Dakut në kastën e serialit dhe i ka uruar mirëseardhje në Instagram.
“Mirë se erdhe në shtëpinë tënde”, ka shkruar Matoshi. /Prive.al