Prokuroria e Pejës ka lëshuar fletarrest për reperin shqiptar, Rigels Rajku, i njohur si Noizy.
Ai po kërkohet për intervistim nga organi i akuzës si i përfshirë në një përleshje të rëndë që ka ndodhur ditë më parë në një diskotekë në Pejë, aty ku artisti kishte performuar.
Nëse ai nuk paraqitet tek organet e rendit, policia do ta arrestojë qoftë edhe nëse është duke përformuar diku.
Përkundër kësaj Noizy sonte pritet të performojë në një prej klubeve në Gjilan.
Operacioni për kërkimin e Noizyt është duke u realizuar me urdhër të Prokurorisë në Pejë.
Zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi, ka konfirmuar situatën dhe ka apeluar për bashkëpunim:
“I njëjti nuk është paraqitur në stacionin policor për intervistim. I bëjmë apel këngëtarit që të paraqitet tek organet kompetente”, ka thënë Nikçi.