Përgatitjet e fundit para dasmës: Geti dhe Marina marrin rrugë drejt… (FOTO)

By

Kur kanë mbetur më pak se dy javë deri tek dasma e madhe e Getoar Selimit dhe

Marina Vjollcës, çifti duket se janë në vlugun e angazhimeve për t’i finalizuar detajet e fundit.

E për këtë qëllim, bashkë me Alketa Vejsiun, ekipi i së cilës pritet të bëj mrekulli nga aspekti i dekorit, çifti kanë marrë rrugë drejt Milanos.

Me shpirtin e bukur rrugeve te Milanos @alketavejsiu

A post shared by Marina Vjollca (@marina_vjollca) on


Krahas blerjeve në dyqane luksoze si Versace, sipas të gjitha gjasave tashmë po shkon duke u finalizuar edhe velloja.

Kjo është lënë të kuptohet nga një postim i Alketës që shfaq pak nga materiali i mëndafshtë i një fustani të bardhë që siç thuhet ‘është dizejnuar dhe po prodhohet në atelier’.

Nje fustan perrallor eshte dizenjuar dhe po prodhohet ne Atelier @class_by_alketavejsiu!u

A post shared by TV & EVENT DESIGN & PRODUCTION (@alketavejsiu) on

Kujtojmë se ceremonia do mbahet me datë 10 në një prej komplekseve turistike në gjirin e Lalëzit. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm