Edhe një lidhje e shoubizit, një lidhje shumë e përfolur madje, përfundoi me ndarje.
Këngëtarët Cheryl and Liam Payne, kanë dhënë deklaratë se po ndahen pas më shumë se dy vjet së bashku.
Ylli i grupit One Direction dhe Cheryl janë ndarë që para dy javësh.
Ata të dy e kanë edhe një djalë të quajtur Bear, që u lind në Mars të vitit të kaluar.
Dyshja e kanë konfirmuar ndarjen në rrjete sociale, duke thënë se janë të mërzitur dhe se ky ishte një vendim i rëndë për tu marrë.
“Ne ende kemi shumë dashuri për njëri tjetrin si familje. Bear është bota jonë dhe ne kërkojmë nga ju që ta respektoni privatësinë to, derisa ta tejkalojmë këtë së bashku”, ka shkruar këngëtarja Cheryl në Twitter. /Prive.al