Shkrumbohet në afërsi të Tropojës makina, me të cilën udhëtonte Ermal Mamaqi, Inva Mula, Mirela Sula dhe disa personazhe të tjerë të njohur. Lajmin e ka bërë vetë publike në rrjetet sociale shkrimtarja Sula, shkruan Dosja.al, transmeton Prive.
Sula tregon me video sesi furgoni me të cilin ata po udhëtonin ka marrë flakë në mes të rrugës. Fatmirësisht nuk pati të lënduar, pasi të gjithë mundën të dilnin në kohë nga mjeti. Shkrimtarja falënderon sopranon e njohur, e cila iu kishte bërë thirrje të gjithëve që të dilnin nga makina.
“Kjo është makina me të cilin ne ishim nisur për të shkuar në Tropojë dhe Zoti donte që në te shpëtonim, të jemi gjallë. Ermal falë teje jemi gjallë. Imagjino të ishim akoma aty brenda çfarë do ndodhte, ne duhet të jetojmë akoma. Po mos të kishim qenë rob zoti s’do shpëtonim, falë energjisë së mirë. Ua iku furgoni, u zhduk fare. Inva na shpëtoi jetën sot. Ajo na tha të dilnim nga furgoni. Falë teje jemi gjallë. Duhet të ndalojmë zjarrin, se mund të shpërndahet zjarri.”, shprehet ajo.
Ndërkohë mjeti është ende në flakë. Në vendngjarje nuk ka mbërritur asnjë zjarrfikëse. Personazhet e njohur edhe udhëtarët e tjerë janë ende në panik nga kjo ngjarje.