Janë dy zëra të mrekullueshëm të muzikës shqipe.
Asnjëherë më parë ato të dyja nuk kanë interpretuar bashkë, deri në edicionin festiv të emisionit Nd’rrimi i Natës në Klan Kosova, ku Shkurte Gashi dhe Artjola Toska patën një duet fantastik.
Dy këngëtaret kanë kënduar një potpuri shqipe, ndërsa kjo video e edicionit festiv ka arritur të marrë mbi 1 milionë klikime në kanalin zyrtar të Prive të Klan Kosova. /Prive.al