Spektakli për zbulimin e talentëve të rinj pas zbulimit të anëtarëve të jurisë ka arritur në fazën finale tashmë për nisjen e spektaklit.
Detaje të vogla por që patjetër duhet kryer janë këto punët me të cilat po merren protagonistët e spektaklit.
Siç tashmë dihet pjesë e jurisë përveç Alban Skenderajt dhe Xuxit do të jenë edhe Besa Kokëdhima dhe Rona Nishliu.
E dita e sotme për dy vajzat e jurisë duket se ishte e ndryshme pasi që teksa Besa u pa duke xhiruar promon e emisionit njejt nuk ndodhi edhe me Ronën e cila publikoi një fotografi nga shtrati duke u relaksuar.
Nuk dihet nëse edhe këngëtarja Nishliu ka qenë njejt e angazhuar e vetëm ka zgjedhur të mos publikojë diçka në lidhje me të.
Por kjo gjë ra menjëherë në syrin e mediave pasi që postimet nga ana e dyshes u bënë pothuajse në të njejtën kohë. /Prive.al/