Ata janë një çift shumë simpatik, që morën zemrat e të gjithëve kur treguan se po përjetojnë një lidhje romantike.
Dhe Klea e Elgit Doda, vazhdimisht marrin pyetje nga mediat e fansat se kur do ta kurorëzojnë dashurinë e tyre?
Por një planifikim konkret dyshja nuk kanë siç ka treguar Doda edhe për Prive muaj më parë, mirëpo, po qe se fansat do t’ua paguanin dasmën, ata do martoheshin dhe nesër!
I lodhur nga pyetja e shpeshtë që i bëhet, Elgiti ka vendosur t’iu përgjigjet me shaka ndjekësve të tij:
“Martohem me Klean që nesër po qe se e paguani ju dasmën”, ka shkruar kantautori. /Prive.al