Në emër të modës duhet të sakrifikojmë edhe vetë rahatinë tonë – të paktën këtë bën Kim dhe Kylie!
Ndonëse nganjëherë kemi veshur xhinse tejet të ngushta por që komplimentojnë çdo pjesë të fizikut tonë dhe më pas e kishim të vështirë edhe të uleshim; kjo as nuk fillon të përshkruajë si janë ndjerë motrat Kim Kardashian dhe Kylie Jenner në fustanet e tyre gjatë ceremonisë të Oscar 2020.
Kim në një moment gjatë mbrëmjes, ndau një video duke zbuluar fustanin e saj nga Alexander McQueen, e cila ishte një dhuratë nga bashkëshorti, Kanye West për Krishtlindje, ishte aq e ngushtë sa që ajo duhej të shtrihej në makinën e saj sepse nuk mund të ulej.
Në video, ajo tha, “Unë literalisht u desha të shtrihem në makinë. Unë nuk mund të ulem sepse fustani im mund të shqyhej ose diçka e tillë. Por ia vlen.”
Kim Kardashian's Oscars dress was so tight she couldn't even sit in the car pic.twitter.com/BZSWJtjuac
— Shannon Barbour (@BonjourBarbour) February 10, 2020
Dhe kur Kylie postoi një foto e veshur me fustan nga Ralph and Russo, ku shkroi: “Nuk mund të ulesha me këtë fustan, por ia vlente”.
Kush e di sa duhet të ketë zgjatur nata për motrat që kishin veshur këto fustane kaq të parehatshme, mirëpo të paktën ato dukeshin bukur.