Për shumë vjet larg skenës: Pse u zhduk Armend Rexhepagiqi?

By

Duke qenë njëri ndër artistët më eminentë shqiptarë, njëri nga tekstshkruesit me veprat muzikore më të bukura, papritmas ai u largua nga skena pa lënë asnjë gjurmë.

Për shumë vjet, Armend Rexhepagiqi dhe bashkëshortja e tij Aida Baraku, jetuan të izoluar nga sfera publike dhe rrallë herë shiheshin edhe në Prishtinë.

Ndonëse Baraku ende nuk ka dalë në publik, është Rexhepagiqi ai që kësaj here e ka thyer heshtjen duke pranuar të bëhet pjesë e jurisë së festivalit “Kënga Magjike”.

Rexhepagiqi këtë javë vjen në Prive, për të rrëfyer se pse u largua nga skena.

“Pushim edhe nga mediat”, thotë ndër të tjerash ai, në intervistën e realizuar nga Artan Telaku, të cilën mund ta ndiqni sonte në Prive në ora 19:00. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm