Për Shën Valentin, kjo ishte kërkesa e Patrisit për Tunën

By

Nuk publikuan dhuratat që i kanë bërë njëri tjetrit për festën e të dashuruarve.

Këngëtarja Tuna Sejdiu dhe partneri i saj Patris Berisha, u treguan intimë në këtë aspekt, por të paktën diçka u doli sheshit.

Është Tuna ajo që ka publikuar një imazh ngacmues në gjuhën angleze që me gjasë i dedikohet Patrisit.

“Ji e zhveshur kur të vij në shtëpi”, është fotografia që ka publikuar Tuna në Instagram, e që të bën të mendosh që kjo ka qenë kërkesa e Patrisit.

Çifti me sa duket i kanë tejkaluar krizat e ca muajve më parë dhe tani janë sërish bashkë, pasi kaluan dhjetëra ditë në Shtetet e Bashkuara. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm