Këngëtarja e famshme shqiptare Eranda Libohova, sapo i ka dhënë jetë një super balade dashurie.
“14-të” mbanë titullin projekti i saj i ri, që është një këngë e ndjerë dashurie me tekst të Pandi Laços.
Libohova këngën ka zgjedhur ta publikojë në prag të Shën Valentinit apo festës së të dashuruarve, duke i sjellë kësaj kënge edhe një super video-klip.
Kënga flet për një dashuri të humbur, ndërsa është përplot fjalë dashurie. /Prive.al