Për një arsye të madhe Dua Lipa nuk do të marrë pjesë në “Met Gala”

By

Dua Lipa nuk do të marrë pjesë në evenimentin “Met Gala” që do të mbahet me 13 shtator, për shkak se ajo është duke punuar në xhirimet e filmit “Argylle”.

Super ylli botëror është në mesin e shumë personazheve të ftuar në sallën e famshme të mbledhjes së fondeve në NYC këtë muaj, por asaj i është dashur të refuzojë sepse është e zënë me xhirimet për thrillerin e ardhshëm aksion, “Argylle”.

Filmi do të jetë roli i parë aktual i Duas dhe ajo do të luajë bashkë me disa nga emrat më të mëdhenj në Hollywood si: Samuel L. Jackson, Henry Cavill, Bryan Cranston, Bryce Dallas Howard, John Cena, Sam Rockwell dhe Catherine O’Hara.

Dua Lipa aktualisht është në Mbretërinë e Bashkuar duke xhiruar filmin, i cili drejtohet nga Matthew Vaughn.

Këngëtarja mori pjesë më parë në vitin 2019 në këtë ngjarje.

Met Gala do të mbahet të hënën, 13 shtator, dhe do të shfaqen emra të mëdhenj si: Kim Kardashian West, Jennifer Lopez, Rihanna, Beyonce,  Harry Styles, Lupita Nyoung’o, Camila Cabello, Addison Rae dhe Lewis Hamilton. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm