Për Kim Kardashian, Mario Dedivanovic rezervon vetëm sharjet shqip!

By

Një video ku Kim Kardashian fliste shqip bëri bujë dy vite më parë. “Sa bukur Mario”, thoshte Kim ndërsa grimeri i saj personal, shqiptari Mario Dedivanoviç i cili edhe e kishte mësuar, ja kthente: “Marshallah shumë bukur”.

Grimeri shqiptar me famë botërore, Mario është i ftuari i radhës në emisionin “Xing me Ermalin” në Klan TV, ku gjatë intervistës ka treguar se kur mërzitet me Kimin e shan shqip që ajo të mos e marrë vesh.

I pyetur nga moderatori Ermal Mamaqi cila është sharja e preferuar, Mario tha se përdor më shpesh sharjen që ka mësuar nga babai “T’hëngshin dreqit”./Xing.al

Artikuj të ngjashëm