Si asnjëherë më parë, sopranoja Learta Jakupi e njohur për publikun edhe si nusja e këngëtares Shyhrete Behluli, ka hapur dyert e shtëpisë së saj.
Duke prezantuar ambientet e brendshme me qindra mijëra ndjekësit e saj, Learta ka lënë të nënkuptohet se apartamenti ku jeton është i rregulluar me shumë shije.
Gjithçka e rregulluar siç e do tradita e zakoni i festës së Bajramit, Jakupi ka gatuar edhe drekën për familjarët e saj ndërsa tavolina ishte shtruar me shumë delikatesë, e ushqimet ishin tradicionale, meqë në një festë si kjo, s’ka se si të mungojë pitja!